AKADEMIA E ARTEVE TE BUKURA TIRANE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Fakultetit te Muzikes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Krijue$i
Admin
Krijue$i


Numri i postimeve : 36
Registration date : 09/05/2008

Historia e Fakultetit te Muzikes Empty
MesazhTitulli: Historia e Fakultetit te Muzikes   Historia e Fakultetit te Muzikes I_icon_minitimeFri May 09, 2008 11:25 pm

Historiku e Fakultetit tė Muzikės nė Akademinė e Arteve

Historia e Fakultetit te Muzikes Aa10

Fakulteti i Muzikės pranė Akademisė sė Arteve tė Tiranės ėshtė krijuar nė 15 Janar 1962 nėn emėrtimin “Konservatori Shtetėror i Tiranės”.

Ai filloi nė atė kohė si shkolla e vetme e lartė e edukimit muzikor nė Shqipėri dhe kishte nė strukturėn e vet dy katedra:

1. Katedra e Kantos (ku bėnte pjesė edhe specialiteti i Pianos)
2. Katedra e Instrumenteve, me tė gjithė instrumentet e orkestrės simfonike.

Nė prill tė vitit 1966 Konservatori i atėhershėm Shtetėror i Tiranės u bashkua me Shkollėn e Lartė pėr Aktorė “Aleksandėr Moisiu” dhe Shkolllėn e Lartė tė Arteve Figurative, pėr tė krijuar Institutin e Lartė tė Arteve (ILA) ku ai u strukturua si “Dega e Muzikės”.

Nė vitin 1989 “Degėt” e ILA do tė shndėrroheshin nė Fakultete dhe prej asaj dite, Dega e Muzikės do tė quhej “Fakulteti i Muzikės”, status qė do tė jetė i tillė edhe nė pėrbėrje tė emėrtesės sė re tė ILA si “Akademia e Arteve”..(Status universitar i fituar nė vitin 1991)

Gjithė rruga mbi 40 vjeēare e “Fakultetit tė Muzikės” pranė Akademisė sė Arteve ka qėnė rrugė e shtimit sistematik tė specialiteteve kryesorė tė tij dhe e thellimit tė proceseve drejt njė statusi tė qėndrueshėm universitar. Sot qė Fakulteti i Muzikės pėrgatitetet tė implementojė proceset qė rrjedhin nga Karta e Bolonjės, ai pėrbėhet nga dy Depatamente qė kanė nė pėrbėrje tė tyre njė numėr tė konsiderueshėm katedrash tė nivelit universitar:

1. Departamenti i Muzikologjisė, me Katedrėn e Muziologisė, atė tė Kompozicionit dhe Katedrėn e Dirizhimit;
2. Departamenti i interpretimit me Katedrėn e Harqeve; Katedrėn e Pjanos, atė tė Instrumenteve tė Frymės; katedrėn e Kantos dhe Katedrėn e Muzikės sė Dhomės.

Nė fillim tė vitit 2005, pas njė ndėrprerje prej gati 20 vjetėsh, nė Fakultetin e Muzikės pranė Akademisė sė Arteve rifilloi tė funksionojė edhe Shkolla Pasuniversitare e Muzikologjisė, shkollė qė do ti pajisė kandidatėt me diplomėn “Master” tė studimeve tė thelluara pasuniversitare dhe do tė mbėshtesė tė gjitha format e tjera tė ndėrmjetme tė formimit nė nivelin pasuniversitar.

Nė pėrgjithėsi, planet dhe programet mėsimore tė Fakultetit tė Muzikės janė tė krahasuara me ato tė shkollave tė ngjashme nė vendet e zhvilluar tė Europės perėndimore dhe nė kėtė kuadėr, edhe proceset e domosdoshme tė Kartės sė Bolonjės janė pjesė e pėrmirėsimeve reformuese tė Fakultetit.

Nė gjėndjen e sotme Fakulteti i Muzikės numėron rreth 330 studentė. Ai drejtohet nga Dekani i Fakultetit dhe njė kėshill i pėrbėrė prej 9 anėtarėsh.
Numri i pėrgjithshėm i stafit pedagogjik ėshtė 181 Pedagogė, Asistentė, Profesorė tė Asociuar dhe Profesorė. Nga kėta, njė numėr prej 57 personash janė nė pėrbėrje tė kuadrit efektiv tė Akademisė.


Fakulteti i Muzikes perbehet nga 2 Departamente ( 8 Seksione)

I. Departamenti i Muzikologjise,Kompozicionit dhe Dirizhimit
Seksioni i Muzikologjise
Seksioni i Kompozicionit
Seksioni i Dirizhimit

II. Departamenti i Interpretimit
Seksioni i Pianos
Seksioni i Harqeve
Seksioni i Muzikes se Dhomes
Seksioni i Frymes
Seksioni i Kantos

Dekan
Prof. Sokol Shupo
Tel: 00355 4 247596

Sekretariati:
fakulteti_muz@yahoo.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://akademiaearteve.albanianforum.net
 
Historia e Fakultetit te Muzikes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diplomantet e Fakultetit te Muzikes
» Historia e Akademise se Arteve
» Historia e Fakultetit te Artit Skenik
» Historia e Fakultetit te Artit Figurativ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AKADEMIA E ARTEVE TE BUKURA TIRANE :: 
Akademia e Arteve Diskutime te Ndryshme
 :: Historia e Akademise se Arteve
-
Kėrce tek: