AKADEMIA E ARTEVE TE BUKURA TIRANE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Skulpture

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Krijue$i
Admin
Krijue$i


Numri i postimeve : 36
Registration date : 09/05/2008

Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Skulpture Empty
MesazhTitulli: Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Skulpture   Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Skulpture I_icon_minitimeMon May 12, 2008 9:24 pm

Konkursi do tė kete dy faza ose te thena ndryshe dy boshte kryesore:

1. Pune Praktike ne Atelie
2. Testim teorik

1. Puna Praktike nė atelie do tė zhvillohet si mė poshtė:
Kohėzgjatja : 2 ditė nga 5 orė
Tema e veprės: Studim nga natyra. (Figurė Njeriu)
Dimensioni i veprės: 70 x 90 cm
Lloji i veprės: Vizatim ose Pikturė (pėr kandidatė tė Pikturės),
Vizatim ose Skulpturė (pėr kandidatė tė Skulpturės) .

Disa sqarime tė mėtejshme tė kritereve tė mėsipėrme.
Studimi nga Natyra do tė propozohet dhe organizohet si mė poshtė:
Nė tė gjitha atelietė e shkollės ku do tė zhvillohet testimi praktik i kandidatėve pėr studentė do tė ketė modele tė vendosur (figurė njeriu).
Studentėt do tė prezantohen me modelet dhe mė pas ata do tė vetvendosin:
a. Cilin model zgjedhin.
b. Mėnyren se si kompozojnė.
c. Mjetin me tė cilin realizojnė veprėn.
Sqarim: Nė ndryshim me Konkurset e Mėparshėm, nė rastin konkret Modeli i
propozuar (figurė njeriu) para studentėve, shėrben si shkak qė ata, nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme tė pozicionojnė mė qartė njė qėndrim individual tė shprehjes.Duke mos kushtezuar prerjen e Figurės sipas nje kompozimi Standart, si dhe mjetin me tė cilin do tė realizohet vepra, studenti vihet nė pozicion krijues, ku detyrohet tė kompozojė individualisht, tė zgjedhė mjetin dhe format e shprehjes nėpermjet njė raporti ndjesor mė personal me figurėn e propozuar.
Si kundėr u tha me lart ne Ditėn e Parė tė Konkurimit ata pasi tė njihen me modelin do tė vendosin mjetin me tė cilin do tė realizojnė veprėn e tyre. Vepra do tė jetė Njė
(1) : ose Vizatim, ose Pikturė, ose Skulpturė qė do tė realizohet nė 2 ditė

Baza Materiale
Kandidatėt pėr Studentė duhet tė vijnė te pėrgatitur me kėto materiale pėrkatėse:
Letėr Vizatimi 70x90,
Telajo Pikture 70x90, si dhe tė gjitha mjetet e tjera plotėesuese pėr tė realizuar njė vepėr nė vizatim apo nė telajo(pikture).

Pėr Kandidatėt Skulpturės, Fakulteti siguron materialin (baltė plastike, armature) nėqoftėse ata zgjedhin modelimin, Plastikėn pėr tė realizuar punėn e tyre.

2. Testimi Teorik
Kohezgjatja: 2 dite + ( nė varėsi tė nr. tė konkurentėve)

Faza e parė ėshtė Testimi i Kandidatit per Student ne Lenden Histori Arti. Ky Testim do te kryhet nepermjet pergjigjes direkte mbi Tezen e Zgjedhur. Teza eshte e fshehte.
Literaturė:
- Tė gjithė materialet me tė cilat kanė studiuar nė shkollat e mesme
- Historia e Artit (E.H. Gombrixh)
- Aventurė e Artit nė shek.XX dhe materiale tė tjera alternative.

Faza e Dytė ėshtė Interviste e Kandidatit pėr Student me Anėtaret e Komisionit.
Qėllimi ėshtė: Pėr tė testuar nivelin e pėrgjithshėm kulturor, ndjeshmėritė artistike, marrėdhėnien e tij me njė proces artistik qe ai kryen, e lidhur kjo ngushte me formacionin e fakultetit, kerkesat tij si dhe ato cka ky fakultet kerkon prej studenteve dhe i ofron atyre njekohesisht.
Faza e Tretė ėshtė shqyrtimi i Dosjes Personale tė Kandidatit pėr Student, nė tė cilėn ai prezanton praktikisht njė grup punesh te kryera prej tij, dhe qe ai mendon se bėjnė prezantimin mė tė mirė artistik tė tij. Kėto punė mund dhe duhet tė plotėsojnė imazhin e punės praktike qė ai kryen nė atelier nė dy ditėt e para tė konkursit.

III – Dosje profesionale personale
1. Vizatime e skica tė ndryshme, realizime me laps karbon etj. Realizime nė vaj,tempera, akuarel etj. (pėr pikturėn)
2. Realizime nė skulpturė me foto si dhe punime nė skulpturė etj.(pėr skulpturėn)
3. Realizime nė teknika tė grafikės, tekstil, foto, video, punime nė kompjuter etj.

Punimet nė vizatim, pikturė dhe skulpturė janė tė detyrueshme, ndėrsa ato tė pikės 3 mbeten fakultative, sipas dėshirės dhe preferencės sė konkuruesit. Numri i pėrgjithshėm i punimeve qė duhet tė pėrmbajė dosja tė jetė jo mė pak se 20.

Shėnim:
Kandidati pėr student ėshtė pėrgjegjės pėr autorėsinė e materialit qė prezanton nė dosjen e tij personale. N.q.s nga Komisioni verifikohet material i manipuluar, pra jo product i kandidatit pėr student, ai do tė pėrjashtohet nga konkursi pėr kėtė vit akademik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://akademiaearteve.albanianforum.net
 
Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Skulpture
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti Dirizhim
» Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Aktrim
» Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Piano
» Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Regjisure
» Kriteret e Konkursit per vitin akademik 2008 - 2009 Specialiteti : Violine

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AKADEMIA E ARTEVE TE BUKURA TIRANE :: 
Fakulteti i Artit Figurativ
 :: Seksioni i Skulptures
-
Kėrce tek: